Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat ndaj zyrtarëve të arrestuar për çështjen e SASPAK.
Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur për korrupsion, shkelje e barazisë në tendera, fshehje e pasurisë, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Ish-ministrit i janë komunikuar akuzat në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK e akuzon se ka shpërdoruar fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAK.
Përgjimet telefonike dhe ambientale të SPAK-ut identifikuan të paktën 8 raste në 2 muaj lëshimin e faturave fiktive nga kompani private për llogari të projekteve që menaxhoheshin nga agjencia SASPAK.
Ilir Beqaj akuzohet se ka kryer edhe deklarim të rreme që nga viti 2020. Ish-ministri gjithashtu ka fshehur edhe një automjet të blerë në vitin 2019 të cilin e kishte vendosur në emër të Ermal Kurtulaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të gjykohet për dyshimet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në koncesionin e sterilizimit.
SPAK thotë se këtë krim ish-ministri e ka kryer në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal me ish-zëvendësin e tij, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rapaj.
Të tre ata janë në masë sigurimi “arrest në burg”.
Klan News