Paulo Fonseca është kthyer në një nga trajnerët më të përfolur të momentit. Shkak për këtë është bërë, një episod i ndodhur në ndeshjen e kampionatit francez, mes Brest dhe Lyon.

Tekniku portugez, u shfaq shumë i tensionuar në fund të takimit, me arbitrin e ndeshjes.

Kur skuadra e tij, Lyon po fitonte 2-1, VAR-i kërkoi që arbitri të shikonte një rast të dyshimtë për penallti. Në këtë situatë, Fonseca nuk i mbajti nervat dhe u përplas ashpër me gjyqtarin Bastien Millot, duke u ndëshkuar me të kuq.

Ish-trajneri i Milanit i shkoi deri në përplasje fizike arbitrit, ndërsa duhej ndërhyrja e lojtarëve për ta larguar.

Fonseca kërkoi falje pas ngjarjes, por nuk do i shpëtojë një dënimi të rëndë, që pritet të jetë me disa ndeshje pezullim dhe gjobë të majme.

/tvklan.al