Lajme Arkiva 2003
Forcat e KFOR-it kanë ndaluar 3 vetë në Kosovë gjatë një operacioni për kapjen e disa personave të kërkuar nga Gjykata e Hagës. Të ndaluarit Hajredin Balaj, Isak Mysliu dhe Agim Myrtezi akuzohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës se kanë keqtrajtuar civil gjatë luftës së Kosovës.
Ata akuzohen për arrestime të paligjshme torturimin dhe vrasjen e civilëve serb dhe shqiptarë në zonën e Llapushnikut që gjendet rreth 20 kilometra larg Prishtinës. Trupat paqeruajtëse ndërkombëtare dhe policia e UMNIK-ut janë përfshirë në këto operacione.
Arrestimet janë bërë në fshehtësi të plotë natën e së dielës dhe të hënës. Nuk ka pasur asnjëlloj njoftim për këto operacione dhe 24 orë pas përfundimit të tyre. Të hënën Shërbimi për Informimin e KFOR-it konfirmoi se arrestimet kanë kaluar pa ndërlikime dhe gjatë tij nuk ka patur të vrarë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Lordi Xhorxh Robertson tha se arrestimet tregonin se aleanca ishte e vendosur të vepronte kundër të dyshuarve për krime lufte kudo në ish-Jugosllavi pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.
Arrestimet janë përjetuar si një dush i ftohtë nga shumica e njerëzve pasi njerëzit kanë qenë të bindur se krime lufte në Kosovë kanë kryer vetëm forcat e Milosevicit./tvklan.al