Asnjë person i policisë apo i forcave ushtarake nuk do të lejohet të qëndrojë në mjediset e qëndrave të votimit, përveç se kur kërkohet përkatësisht nga KQZ apo KZQV, në këto raste policët duhet të jenë të paisur me këtë kartë identiteti.

“Forcat e policisë nuk do të lejohen sipas udhëzimit që po përgatitet nga Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve, që të ndërhyjnë, të hyjnë apo të vendosen në qëndrat e votimit, veçse në rastet kur kjo do të kërkohet me kërkesë të specifikuar qartë nga Komisioni i Qëndrës së Votimit apo Komisioni Qëndrorë i Qeverisjes Vendore. Gjatë gjithë periudhës zgjedhore policët e ngarkuar me detyra funksionale për zgjedhjet duhet të mbajnë të dukshëm dhe në vende të qarta dokumentin e identifikimit”.

Ndërësa lidhur me zgjedhjen e zv/kryetarit të KQZ, gjatë mbledhjes së sotme ka pasur shumë debate. Në kodin zgjedhor thuhet se zv/kryetari propozohet nga spektri i kundërt i kryetarit, ndërkohë që kryetari aktual i KQZ, Celibashi nuk është propozuar nga asnjë spektër politik.
Zgjedhja e zv/kryetarit të KQZ u shty për nesër./tvklan.al