Lajme Arkiva 2003
Specialistët amerikan të anti-terrorit kanë trajnuar sot bërthamën e radhës së komandove shqiptarë që mund të shkojnë në Irak në kuadër të anti-terrorit.
Stërvitja është zhvilluar në repartin komando të Zallherit ku janë demonstruar ushtrime të luftës kundërterroriste si shpërthime me eksplozivë dhe likuidime të terroristëve të tjerë.
Trajnimi pati si qëllim njohjen dhe përmirësimin e taktikave të dy ushtrive nëpërmjet shkëmbimit të tyre. Kapiten Kris Robinshou e vlerëson në këtë mënyrë stërvitjen:
“Kjo mënyrë e të stërviturit ka të bëjë me të dyja ushtritë për të përfituar përvojën e teknikave të përdorura nga njëri tjetri me teknika të ndryshme. Kjo mënyrë stërvitje përgatit ushtritë për çdo lloj, për çdo kontingjent që mund të haset në fushën e betejës. Nesër, pasnesër në një të afërme jo shumë të largët”./tvklan.al