Forcimi i dollarit amerikan kundrejt një sërë monedhash të tjera është pasqyruar menjëherë dhe në tregun tonë valutor.
Siç shihet edhe nga kjo tabelë sot pranë agjencive të këmbimit valutor në kryeqytet një dollar është blerë për 80 lek.
Të enjten e kaluar dollari këmbehej për 78 lek, ndërkohë që një ditë më vonë monedha e gjelbër ndryshoi kurs, teksa u këmbye për dy lekë më shumë.
Kjo është vlera më e lartë e dollarit e regjistruar që prej Marsit të këtij viti. Rritja e fortë e dollarit erdhi si pasojë e lajmeve se ekonomia evropiane po bie në recension shumë më shpejt se sa ajo amerikane.
Euro është këmbyer me 1.5 dollarë duke humbur kështu 3.2% brenda një jave. Forcimi i dollarit dhe rënia e euros lidhet me deklaratat e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trishet (Jean-Claude Trishet), i cili nuk la vend për një rritje të normës së interesit për të ndalur inflacionin në eurozonë.
Monedha e përbashkët evropiane ka njohur ditët e fundit një dobësim të lehtë edhe kundrejt monedhës vendase, teksa kuotohet për 120.8 lekë. Një fakt i tillë i dedikohet kthimit të emigrantëve në vend./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro