Java e 15 e kampionatit shqiptar të futbollit ishte e kursyer për gola të shënuar. Në total u realizuan 6 të tillë, ndërsa sfida me më shumë rrjeta ishte Egnatia-Elbasani, që dhuroi 4 gola. Vetëm derbi Tirana – Partizani u mbyll në barazim, nga pesë takimet e luajtura.
11-shja më e miri e përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare nis me portierin e Bylisit, Hasanbelli. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Edison Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamos.
Treshja e mesfushës përbëhet nga lojtari i Egnatias Regi Lushkja, Malomo i Bylisit dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Reparti ofensiv përbëhet nga Baton Zabërgja i Dinamos, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.
Trajneri më i mirë i javës së 15-të është përzgjedhur tekniku i bluve, Ilir Daja.
Tv Klan