Lando Norris i McLaren, fitoi Çmimin e Madh të Singaporit, në garën e 18-të të Botërorit në Formula 1. Piloti anglez, ia doli të lërë pas tij dy rivalë, si Max Verstappen i red Bull dhe shokun e skuadrës, Oscar Piastri.
Norris e nisi i pari garën, pasi kishte fituar “pole position” në provat zyrtare. Pioli i McLaren, ia doli të ruajë kryesimin, pavarësisht presionit nga Verstappen, me holandezin që e mbylli i dyti, ndërsa Piastri plotësoi podiumin.
Our top 10 drivers 👏#F1 #SingaporeGP pic.twitter.com/wpCMAcxzEG
— Formula 1 (@F1) September 22, 2024
Vetëm vendi i katërt për George Russel të Mercedec, që la pas tij, Leclerc të Ferrarit dhe shokun e skuadrës, Lewis Hamilton.
Dhjetëshja e parë u plotësua nga Sainz i vendit të shtatë, Alonso i vendit të tetë, Hulkenberg i vendit të nëntë dhe Perez i dhjeti.
DRIVER STANDINGS (after 18/24 rounds)
— Formula 1 (@F1) September 22, 2024
The gap between the top two narrows to 52 points 👀#F1 #SingaporeGP pic.twitter.com/MfpZSQcUmE
Sa i përket renditjes së përgjithshme, vendi i parë vazhdon të mbahet nga Verstappen me 331 pikë, i ndjekur nga Norris me 279pikë dhe Leclerc me 245 pikë. /tvklan.al