Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me amendamentet e reja në kodin elektoral, nuk mund të ndryshojë, përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Vetë kryekomisioneri Fotaq Nano tha, se ky komision mund të shpërbëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës. Nano ftoi partitë politike të rikthejnë besimin tek KQZ, institucioni që do të mbikqyrë edhe zgjedhjet parlamentare.
Fotaq Nano, Kryetari i KQZ:- “Komisioni është një organ kushtetues dhe duhen bërë ndryshime në Kushtetutë, që të preket përbërja e komisionit. Unë do t’iu bëja thirrje partive politike, që të kenë më tepër besim tek ky komision, sepse ky komision ashtu si veproi më 1 Tetor, pavarësisht kontestimeve të opozitës, mendoj se do ta rrisë besimin e vetë, qoftë në opinionin publik, qoftë edhe tek partitë politike”.
Nano fajësoi gjykatat që nuk vepruan në kohën e duhur, për ankesat në zgjedhjet lokale. Kryetari i KQZ, Fotaq Nano, ishte i ftuar në zyrat e parlamentit nga komisioni i ligjeve, por mbledhja nuk u realizua. Ndërkohë projekti për ndarjen e zonave elektorale, ka mbërritur për diskutim në komisionet parlamentare./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame