Qytetet gjermane janë në garë se cili do të tërheqë më shumë vëmendjen e tifozëve gjatë Europianit. Zona tifozësh gjigande dhe argëtim gjatë të gjithë kohës kur nuk transmetohen ndeshjet. Frankfurti ka shkuar deri aty sa ka shpenzuar gjysmën e fondit prej 30 milionë Eurosh për Fan Zone që po ngrihet buzë lumit Main.
Një ekran prej 144 metrash katrorë do të jetë në një platformë mbi ujë pranë Urës së Paqes. Nuk do të mungojë edhe një fushë futbolli me një tribunë të vogël, po mbi lumë. Ekranë të tjerë ndihmës do t’i mundësojnë rreth 30 mijë personave të ndjekin njëherësh takimet e Euro 2024.
Zona e tifozëve do të hapet prej 12 Qershorit fillimisht me koncerte dhe shfaqe artisike. Frankfurti që ka një stadium me 48 mijë ndenjëse do të presë 5 takime të Europianit, mes tyre Zvicër-Gjermani dhe Danimarkë-Angli.
Tv Klan