25-vjeçari me iniciale E.K. është ekstraduar nga Frankfurti pasi akuzohet se 6 muaj më parë ka kryer një plagosje me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
“Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.
Ai akuzohet se më 15 Maj pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B.”, njoftojnë blutë.
Më datë 25 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar të riut masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al