Shqipëria ka ndaluar importin e dhënëve, dhive dhe lopëve për mbarështim nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të “sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël.”
Po ashtu është ndaluar dhe importi i derrave për shkak të murtajës afrikane të shfaqur në Bosnjë Hercegovinë, Ukrainë, Gjermani, si dhe është ndalur importi i shpendëve në Itali dhe Turqi.
Vendimi e ministrisë së Bujqësisë janë botuar në Fletoren Zyrtare, të cilat përcaktojnë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të informojë rregullisht, brenda 24 orëve, Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për çdo ngarkesë të të gjitha kafshëve të gjalla, materialit biologjik, embrioneve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit, miellit të mishit dhe miellit të gjakut, kockave pa dhjam, thundra, kthetrave dhe brirëve, dhe produktet me origjinë shtazore për përdorim farmaceutik ose kirurgjikal, të kafshëve.
Po ashtu është ndalur edhe tranziti në territorin e Republikës së Shqipërisë, të të gjitha kafshëve të gjalla.
Nisur nga gjendja epizootike në vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj, Autoriteti Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve njofton se gjendja e kafshëve në vendin tonë është e pastër, dhe se nukështë konstatuar asnjë rast me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, sëmundje e cila po shkakton dëme në shtetin e Greqisë dhe Rumanisë.
Klan News