Prej dy javësh dyqind e dyzet familje në fshatin Gjorm të rethit të Kurbinit nuk kanë energji elektrike. Shkak për këtë është bërë djegia e transformatorit të këtij fshati në datën njëzet e nëntë janar. E ndërkaq KESH-i nuk ka bazën e nevojshme materiale për riparimin e defektit. Kështu vetë banorët kanë menduar të mbledhin reth dy mijë lek për familje në përpjekje për të riparuar defektin.
“ Kur do t’na bjeni transformatorin. Nuk u ba asnji punë, nuk kena bazë materiale, nuk kena trasfomrator, nuk kena apsolutisht i diçka. E thanë, e thanë ato e kupto. Përveç ksaj, u mlodhë antart e kshillit t’lagjes, u fshitllën disa perfaqsus tjerë nën drejtimin e kryplakut dhe kërkun që neve, duke fut pare për t’blerë bazn materiale, të caktoshim një grup pune për ktë punë. Kena pagu gati nga njëzet mijë lek t’vjetra.”
“Atë tmerrin e nëthtenonts nuk do ta arroj sa t’vdes se veçse shkote flaka n’qiell dhe dy javë ne kemi qenë pa drita dhe spyt kush paguni lek thot t’vejet transformatori.”
Zëvëndësprefekti i Lezhës, Gëzim Dika, u ka kërkuar banorve të paguajnë detyrimet ndaj KESH-it, ndërsa korporatës të riparojë defektin e transformatorit me fondet e saj. Banorët shprehen se ky nivel i ulet arkëtimesh vjen pasi shtëpitë e tyre nuk janë të pajisura me matësa elektrikë. /tvklan.al