Asnjë investim në infrastrukturë dhe papunësi e lartë
Fshati Linaj i Malësisë së Madhe po braktiset çdo ditë e më shumë nga banorët. Shkak për këtë është bërë mungesa e infrastrukturës, ujit, energjisë dhe papunësia.
Banorët thonë se prej gati 3 dekadash ata nuk kanë parë asnjë investim në fshatin e tyre. Të vetmen gjë që ata marrin janë vetëm premtimet në kohë fushate.
Një tjetër problem shqetësues për këtë fshat është edhe amortizimi i kabinës elektrike, e cila thuajse është rrëzuar duke rrezikuar qindra familje që jetojnë aty.
Çdo ditë fëmijët e fshatit janë të detyruar të kalojnë në afërsi të kabinës, pasi është rruga ku lëvizin për të shkuar në shkollë.
Tv Klan