Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi” është arrestuar në flagrancë 32-vjeçari me iniciale S.S., banues në Cangonj.
Ai u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorit të automjetit. 32-vjeçari po e transportonte kanabisin për në Korçë me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al