Disa prej websiteve që promovojnë librat dhe filmat e sagës së famshme Harry Potter tanimë nuk do të mund që t’i shfaqin më. Ky vendim vjen pasi autorja J.K. Rowling një muaj më parë u kritikua për problemet që kanë transgjinorët që sipas saj po krijojnë një botë të pabarabartë.
Websitet ‘The Leaky Cauldron’ dhe ‘Mugglenet’ thanë se nuk do ta suportonin më me linqe websitin personal të autores britanike, të përdornin fotot e saj apo të shkruanin artikuj që nuk kishin lidhje me botën e magjisë që ajo krijoi.
Sipas këtyre sajteve këndvështrimet e Rowling ndaj këtij grupimi janë jashtë mesazhit të pranimit dhe fuqizimit që gjenden në librat e saj. Një muaj më parë, autorja e Harry Potter shkroi një ese ku tregonte problemet e transgjinorëve, përfshirë ku thoshte se kërkesat e aktivistëve transgjinorë ishin të rrezikshme për femrat.
Eseja ishte kritikuar gjerë nga komuniteti LGBT si përçarës dhe transfobik. 7 librat e Rowling “Harry Potter” kanë shitur më shume se 500 milionë kopje në të gjithë botën dhe u kthyen në 7 filma shumë të suksesshëm.
‘The Leaky Cauldron’ dhe ‘Mugglenet’ që kanë më shumë se 1 milionë ndjekës në Facebook kanë deklaruar se e patën shumë të vështirë të flisnin kundër Rowling sepse e kishin admiruar punën e saj për shumë vite dhe se nuk e mbështesin transfobinë.
Klan Plus