Milan e ka vendosur dhe zgjedhja është Kylie Walker. Kuqezinjtë janë tashmë të bindur për blerjen e parë në merkaton e Janarit dhe duket se drejtuesit janë më afër një tentative për të bindur mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt.

Walker është jashtë planeve të spanjollit Pep Guardiola, me mbrojtësin anglez që ka shprehur interesin për të kaluar në “San Siro”, teksa në anën tjetër portugezi Konseisao ka këmbëngulur për afrimin e 34-vjeçarit, duke e patur me prioritet afrimin e një mbrojtësi më shumë se të një sulmuesi.

Mbrojtësi i djathtë do të arrinte si transferim i lirë në Milano pasi të prishë me konsesus kontratën me “Qytetarët”, teksa pritet gjithashtu që të ulë dhe pretendimet e tij mbi pagën.

Kështu, Markus Rashford shihet gjithnjë e më larg transferimit në Milan, duke i hapur rrugën një tjetër oferte që vjen nga Barcelona, me skuadrën katalunase që interesohet për shërbimet e sulmuesit anglez.

Mësohet se përfshirja e klubit spanjoll, ngadalësoi negociatat mes skuadrave, duke bërë që drejtuesit e skuadrës italiane të përqëndrohen tek përforcimi i mbrojtjes.

Klan News