Më shumë se 90 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Mozambikut kur një anije peshkimi me 130 pasagjerë u fundos.
Autoritet lokale sqarojnë se mjeti ishte imbipopulluar dhe thonë se nuk ishte një mjet i përshtatshëm lundrimi për transportimin e pasagjerëve.
Videot që janë hedhur në rrjetet sociale të trupave të pajetë, të pasagjerëve të shtrirë në rërë janë shokuese.
Anija po transportonte njerëz nga Lunga në provincën Nampula në ishullin e Mozambikut ndërsa mësohet se ajo ishte goditur nga një valë e baticës.
Shumica e atyre që ishin në anije po përpiqeshin të largoheshin nga Lunga për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës.
Mozambiku dhe vendet fqinje të Afrikës Jugore, Zimbabve dhe Malavi janë prekur muajt e fundit nga një shpërthim vdekjeprurës i kolerës që autoritetet po përpiqen ta frenojnë.
Klan News