Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sportiv dhe pa premtime për ndryshime rrënjësore. Më shumë se sa për fushatë, Ngjela ka dalë në periferi për të parë Tiranën turistike. A ekzistojnë vendet për të pushuar në fundjavë, e në mungesë të tyre, Ngjela propozon një projekt për Tiranën turistike, e cila do të shpaloset gjatë fushatës me specialistë vendas dhe të huaj.

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Ngjela, nuk do të shohë vetëm problemet e kryeqytetit, por dhe pjesën çlodhëse në ditët pa punë. Së bashku me stafin rinor të fushatës, janë ngjitur në kalanë e Petrelës.

Spartak Ngjela:- “Ta pikturojmë këtë fushatën tonë, se duket krejtësisht e zymtë dhe vetëm politike, ne menduam ta bënim pak më të lehtë dhe me grupin që më shoqëron dhe menduam që të flisnim për Tiranën turistike, që ekziston ose jo. Kam përshtypjen që nuk ekziston, por duhet të ekzistojë. Nuk mund të themi, se hallet të mbysin për të mos pushuar, por të bëjnë që të harrosh pushimin”.

Drejtori ekzekutiv i fushatës Zogaj, ka kujtuar vargjet e poetit Zhak Prever, i cili flet për Parisin dhe statujave, Parisin e weekend-eve.

Tirana është ndryshe. Tirana turistike është cilësuar nga kandidati Ngjela, si një burim për të luftuar varfërinë dhe për t’i dhënë Tiranës frymëmarrje e një kryeqyteti që vizitohet nga shumë njerëz./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti