Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Alliasi në periferi të Tiranës kërkon të shndërrohet në një zonë model ku të jenë të gjitha kushtet për një jetesë sa më të mirë. Avokat Spartak Ngjela është takuar me banorë të njësisë nr.4. Banorë të kësaj zone, përveç premtimeve të kandidatit demokrat për problemin e ujit, energjisë elektrike, infrastrukturës, atyre u është besuar edhe legalizimi i shtëpive.

Shumë prindër u shprehën për ndërtimin e parqeve çlodhëse dhe lojëra për fëmijët. Kërkesat e shumta të këtyre banorëve do t’i vërë në zbatim kandidati Ngjela, siç u tha vetë nga ai.

Spartak Ngjela:- “Nga qendra bërtasin që jemi për progresin, progres thonë, po cili progres? Zotërinj, unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë, sepse këto për ju janë identitete, jam i bindur se i dini më mirë se unë bile unë shumë vonë i pash, jam dhe deputet, duhet t’i kisha parë më parë”.

Ngjela në takimin me banorët, nuk kërkoi votën thjesht për të qenë një kryebashkiak, por me postin e tij ai do të nxjerr nga situata aktuale qytetarët e Tiranës. Kandidati Ngjela insiston përsëri në zgjidhjen e ujit 24 orë. Ngjela premton se brenda 18 muajve Tirana nuk do të vuajë për ujë dhe nëse ndodh e kundërta, ai thotë se e dorëzon menjëherë mandatin e kryebashkiakut./tvklan.al