Pas katër ditësh në arrati, bie në prangat e policisë i shumëkërkuari Besim Karaj, autor i i ekzekutimit të tre vëllezërve Mulliri në Vidohovë të Devollit.
37-vjeçari, për të cilin policia kishte nisur një operacion të gjerë edhe përtej kufirit shqiptar, u rrethua gjatë mesditës në shtëpinë e vëllait të tij në Thumanë të Fushë-Krujës.
Pa bërë rezistencë ai iu dorëzua Forcave të Policisë të njoftuara më parë për vendndodhjen e tij.
Sipas dëshmive të familjarëve, Karaj mbërriti në shtëpinë e të vëllait në Thumanë të Fushë-Krujës rreth orës 10 të paradites. Siç ai vete rrëfeu dhe për të afërmit, fill pas vrasjes Karaj mori udhëtimin me këmbë drejt Fushë-Krujës.
“Besimi është nisur nga mali dhe nuk ka tentuar kurrkund të iki dhe vetëm i ka rënë hekurudhës në këmbë për në Thumanë. Atje është ankuar edhe para një muaji për këto çunat, se çfarë i kanë bërë me gruan e familjen, ku tha se mund të kapnin edhe gocën 13 vjeçe. Nuk e di, ka kaluar komplet në depresion.”
Për kapjen e killerit nga Fushë-Kruja u angazhuar qindra forca policie të komisariatit të Korçës, Devollit, si edhe trupave RENEA.
Për këdo që do të jepte informacion rreth vendndodhjes së tij, uniformat blu vendosën një shpërblim prej 30 mijë eurosh.
Karaj ekzekutoi pak ditë më parë për motive xhelozie tre vëllezërit: Taulant, Xhilian dhe Eldri Mulliri, në fshatin Vidohovë të Devollit, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar në vend./tvklan.al