17-vjeçari Eldi Mulliri bëhet viktima e tretë e masakrës së Vidohovës. Vëllai i vogël i Xhiljan dhe Taulant Mullirit ekzekutuar një ditë më parë nga Besnik Karaj, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak. 17 vjeçari u qëllua teksa po tentonte t’i hiqte automatikun nga dora vrasësit 40 vjeçar, me origjinë nga Thumana e Fushë-Krujës.

Kaq ka mundur të rrëfejë ai në dëshminë e shkurtër dhënë policisë përpara se mjekët të konfirmonin vdekjen e tij. Tre vëllezërit janë fëmijët e Liljana Mullirit, gruas që 5 vjet më parë vrau dhe hodhi në pus nipin e një bashkëfshatari me të cilin kishte patur marrëdhënie intime. Pavarësisht dënimit ajo u lejua nga policia të merrte pjesë në ceremoninë mortore të djemve të saj.

Babi i tre viktimave ka rrëfyer motivet e vrasjes, duke konfirmuar se behet fjalë për xhelozi. Sipas tij vrasësi kërcënonte prej kohësh njërin prej djemve.

Baba i viktimave: “Ai ka patur, nuk e kam p.sh të mohojë këtë gjë, por unë i kam thënë, jam takuar ballë për ballë me të dhe kam thënë, atë ditë t’i kishe vrarë të dy unë djalin do ta kisha djegur. Që kur kam ardhur unë në datën 25 dhjetor, ai ka bërë shërbim këtu edhe terror nëpër fshat. Me ka dalë mua me gjithë dy nuset, ka bërë dhe nja dy tre herë me një makinë si tip mafiozi. Ai e mori të shoqen bëri si bëri më kërkoi dhe mua 8 milion lekë që të mbyllja çështjen”.

Autori i këtij krimi të rëndë Besnik Karaj është ende në kërkim. Policia Greke ka gjetur disa gjurmë në malet e Janakohorit në territorin grek, të cilat besohet të jenë të tijat. Për kapjen e tij është angazhuar edhe policia e vendit fqinj, krahas Forcave RENEA dhe Policisë së Korçës./tvklan.al