E ka nisur kështu dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Korçë, Besim Karaj, autori i vrasjes se 3 vëllezërve Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit, ngjarjes makabre te ndodhur te premten e 29 Janarit.
Duke kërkuar falje për krimin monstruoz te pak ditëve më parë Karaj pranoi autorësinë e ngjarjes.
I penduar për masakrën e kryer ai rrëfeu se si kish mundur të largohet nga Vidohova në drejtim të fshatit të lindjes në Fushë Krujë, ku dhe u dorëzua pasi u rrethua nga forcat e shumta policore.
Besim Karaj: “U largova në rrugën e Arrëzës nga kufiri, kam dalë te në pikën kufitare 58, aty kam dalë në Pogradec me këmbë. Kam shkuar hekurudhës së trenit, pastaj kam shkuar në Elbasan, kam marrë kodrën”.
“Dhe nga Elbasani kemi marrë rrugën nga?”
Besim Karaj: “Nga Thumana. Jam paraqitur te vëllai në Thumanë, i thashë kështu kështu…më tha është mirë të dorëzohesh. Lajmëroi të tjerët dhe erdhën e më morën, u dorëzova në Fushë Krujë”.
Nën masa të rrepta sigurie, 45-vjeçari u paraqit gjatë paradites në gjykatën e Korçës ku dhe u njoh me vlerësimin e masës së sigurisë, burg pa afat, dhënë nga kjo gjykatë në mungesë të tij.
Karaj nuk pranoi te mbrohej me avokat dhe kërkoi gjykim te shkurtuar./tvklan.al