FSHF i drejtohet Këshillit të Ministrave
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që të mbështesë klubet me një paketë kompensimi në këtë periudhë ku është ndërprerë aktiviteti për shkak të Covid-19.
Sipas federatës, kjo ndërprerje po sjell humbje për futbollin në Shqipëri, pasi nuk po sjell asnjë të ardhur për mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trajnerët dhe deri të stafet teknike.
Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorëve shkruan në njoftimin e saj federata.
Futbolli është ndalur në Shqipëri prej 12 Marsit dhe ende nuk ka një datë se kur do të rinisë aktiviteti. UEFA në mbledhjen mbajtur më 17 Mars i kërkoi federatave të mbyllnin kampionatet deri më 30 qershor, por gjithçka do të varet nga situata.
Tv Klan