Një raport i komisionit të kulturës medias dhe sportit në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka faktuar një numër të madh rastesh në klubet e futbollit anglez të lojtarëve gay, të cilët nuk shfaqen pasi druhen se kjo mund të ndikojë negativisht në karrierën e tyre.
Kryetari i këtij komisioni, Damian Collins, tha se futbollistët nuk shfaqen pasi druhen se kjo mund të ndikojë edhe në jetën e të afërmve të tyre.
Në një komunikatë për shtyp deputeti ka thënë se autoritetet e sportit duhet të krijojnë klimën e përshtatshme në stadiume dhe në dhomat e zhveshjes së futbollistëve në mënyrë që kjo kategori sportistësh të mos ndihet e dhunuar për shkak të orientimit seksual.
Komisioni i parlamentit britanik e konsideron homofobinë të patolerueshme, njëlloj si racizmin./Tv Klan