Victor Osimhen është përshtatur shumë mirë në Turqi, aty ku u transferua në fundin e merkatos. Sulmuesi nigerian, po shkëlqen me fanellën e Galatasaray-t, aty ku në shtatë ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asiste.

Klubi turk e ka marrë 25-vjeçarin në huazim nga Napoli, por duke parë formën e shkëlqyer, tani duan të blejnë kartonin e tij.

Galatasaray ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh, për ta vlerë kartonin e nigerianit nga Napoli. Mbetet të shihte nëse kjo shifër do të pranohet apo jo nga italianët, të cilët në merkaton e verës, kërkonin rreth 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Marrëdhënia mes Osimhen dhe Napolit, nuk është aspak e mirë dhe kjo mund të jetë në favor të Galatasaray-t, për të blerë kartonin. /tvklan.al