Gaqo Apostoli: “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë shpreh shqetsimin e saj politik dhe qytetar për degjenerimin e organizuar nga partitë e opozitës në dhunë ndaj institucioneve shtetërore. Duke i konsideruar protestat qyetatre për probleme social-ekonomike të vëndit si e drejtë e çdo grupimi shoqëror apo politik, Partia Socialdemokrate kërkon nga qeveria, nga Forcat e Rendit dhe Sigurisë Kombëtare, marrjen e të gjitha masave në zbatim të ligjit për mbrotjen e insitucioneve shtetërore dhe të stabilitetit të vëndit dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë ndaj tyre. Duke deklaruar se në bazë të demokracisë qëndron rrotacioni i pushtetit politik, Partia Socialdemokrate i kujto opozitës se ky rrotacion në demokraci nuk bëhet me dhunë mbi institucionet, por vetëm mbi bazën e votës së lirë të popullit, i cili vendos për qeversijen e tij.” /tvklan.al