Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, deputeti Socialist Bashkim Fino njoftoi këtë të hënë se ka dhënë dorëheqjen nga funksionet partiake.
Fino tregon se edhe pse ky nuk është një detyrim ligjor, ai i ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të partisë dhe sekretarit të përgjithshëm, për të evituar paragjykimet, në funksion të një gare të ndershme dhe të drejtë.
Bashkim Fino mbante funksionin e sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.
Tv Klan