Pas garës për drejtorët e policive në qarqe, Policia e Shtetit është duke zhvilluar edhe konkursin për shefat e komisariateve në rang republike. Bëhet fjalë për 48 poste për shef komisariati, për të cilët kanë shfaqur interes janë 290 oficerë policie. Emrat e tyre janë bërë publike nga Policia e Shtetit këtë të martë.
Mes emrave që konkurrojnë, nga radhët e Policisë së Shtetit janë edhe 9 gra. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve do të shqyrtojë të gjitha kandidaturat me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”. Pas kësaj faze do të bëhet dhe intervistimi me qëllim pikëzimin e tyre më pas.
Ndërkohë është mbyllur gara për 12 drejtorët e policive në qarqe dhe pritet të shpallen fituesit nga Policia e Shtetit. Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, është i vetmi në mesin e 38 kandidaturave në garën për drejtor qarqesh që ka ankimuar renditjen brenda afatit ligjor.
Panganika, i cili më herët ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës, është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë. Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli.
Klan News