Është konsideruar si trajneri më i mirë në botë, por ecuria negative e ndeshjeve të fundit e ka ulur me këmbë në tokë. Pep Guardiola nuk po përjeton momentin më të mirë në eksperiencën te Manchester City. Humbja ndaj Tottenham në kampionat ishte e pesta radhazi, ecuria më e keqe e spanjollit në karrierën e tij si trajner.
Si për ironi, londinezët janë ato që krijuan këtë trend rezultatesh në shtëpinë e kampionëve të Anglisë, me atë humbje 2-1 në Kupën e Ligës, për t’u pasuar më pas me ato ndaj Bornemouth dhe Brighton në kampionat, si dhe kundër Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve.
City kurrë nuk kishte humbur tre ndeshje radhazi në Premier League angleze nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ky rezultat zgjati ecurinë e disfatave të klubit anglez, teksa ajo më negative është në vitin 2006 ku pësuan 6 humbje radhazi.
Manchester City është kampioni i parë i Anglisë që humb pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat që nga Chelsea në mars 1956.
Klan News