Bayern Munchen synon të përforcohet akoma edhe pse në përbërje ka shumë yje. Klubi i njohur gjerman kërkon t’i marrë 21-vjeçarin Florian Wirtz rivalit Bayer Leverkusen që në merkaton e Janarit sipas Sky Sports Deutschland. Bavarezët për të bindur drejtuesit e Leverkusen janë gati të kalojnë 100 milionë eurot për të transferuar mesfushorin me tipare sulmuese.
Një shumë kjo që do të vendoste një rekord të ri për Bayern që blerjen më të shtrenjtë në histori ka atë të Harry Kane nga Tottenham në 2023 për 95 milionë euro. Florian Wirtz, Kartoni i të cilit sipas Transfermarkt vlen 130 milionë, është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në 30 qershor të 2027.
Tv Klan