Mbetet ende në dyshim, por Erik ten Hag duket se është i destinuar për tu larguar nga Manchester United. Holandezi nuk ka bindur me rezultatet në fushën e lojës dhe për këtë fakt, drejtuesit kanë gati zëvendësuesin. Sipas mediave britanike, kandidat potencial është Gareth Southgate.
Ish-trajneri i Anglisë ka lidhje të forta me presidencën dhe funksionarët e lartë të “djajve të kuq” dhe për këtë fakt është në krye të zgjedhjeve si trajner. Emërimi i Southgate duket se do të favorizohet nga hierarkia e United.
Për Southgate, nëse ai merr ofertën nga United do të ishte një punë tepër voluminoze. Përpos punës në aspektin taktik, ai duhet të rikthejë optimizmin në organikë në Old Trafford. Aktualisht skuadra po përballet me një nisje tepër negative të sezonit.
Gjithsesi, ulja në stol e 55-vjeçarit nuk mund t’i pëlqejë tifozëve. Pavarësisht suksesit të tij me kombëtaren e Anglisë, stili i lojës është kritikuar shpesh dhe si tepër mbrojtës, stil totalisht i kundërt me atë që tifozët janë mësuar të shikojnë në vitet e fundit.
Klan News