Lajme Arkiva 2004
Gazeta “Korrieri” ka publikuar një listë prej 8 personash të cilët sipas saj janë futur në akademinë e policisë jashtë të gjitha kritereve të parashikuara në ligj.
Studentët në fjalë kanë përfituar të drejtën e tyre të studimit në bazë të një urdhri të dhënë nga Ministri i Rendit Igli Toska, tre ditë përpara se të zhvillohej kongresi i Partisë Socialiste. Pas publikimit të këtij lajmi nga gazeta ka reaguar drejtoi i akademisë Bajram Yzeiri.
Bajram Yzeiri: Sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative, 7 nga kjo kuotë janë konkurrentë që janë renditur sipas rendit zbritës të listës së fituesve në konkurrim. 8 studentët e tjerë duke u bazuar në relacionin dhe vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar, u përzgjodhën nga fëmijët e punonjësve të policisë të rënë ose të plagosur në krye të detyrës, si edhe fëmijë të figurave të njojtura që kanë kontribuar në shërbimet e rendit dhe sigurisë publike ndër vite.
Pas verifikimit të bërë në faqen e internetit të policisë së shtetit ku janë të publikuar emrat e policëve të rënë në krye të detyrës, asnjë nga 8 personat në fjalë nuk i përket familjeve të policëve të vrarë, madje mësohet se dy prej tyre u përkasin familjeve të afërta me pushtetin aktual.
Studenti Aldrit Kërçuku mësohet të jetë nipi i ambasadorit Bashkim Zeneli i cili ka lidhje të drejtpërdrejta familjare me vetë ministri Igli Toska, ndërsa studenti Donald Krajli nga Kavaja është i afërm i kryeministrit Fatos Nano.
Skandali merr përmasa të mëdha sepse për këtë listë kanë gënjyer dy zyrtarë të lartë ministri Toska dhe drejtori Yzeiri. Skandali bëhet akoma më i rëndë kur zyrtarët tentojnë të abuzojnë me kujtimin e të rëndëve për të justifikuar veprimet e tyre antiligjore./tvklan.al