Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Gazeta “Zëri i Popullit”, organi i partisë në pushtet ka akuzuar sot Presidentin e Republikës Alfred Moisiu, se po vonon dekretimin e një ligji për shtesën në buxhetin e shtetit.
Sipas gazetës, mosdekretimi i këtij ligji është skandal pasi ka shkaktuar bllokimin e 126 milion dollarëve, zëra të ndryshëm të buxhetit. Por Presidenca bënë të ditur se afati ligjor i presidentit për dekretimin e këtij ligji është 20 ditë. Sipas këshilltarit juridik Artur Metani, ligji i votuar në parlament ka mbërritur në presidencë në datën 29 Qershor, 9 ditë më parë dhe këshilltarët e presidencës po punojnë për shqyrtimin e tij.
Nuk kuptohen kështu arsyet e sulit ndaj presidentit, ndërsa ligji në fjalë ka dhe 11 ditë afat ligjor për t’u dekretuar./tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj