Gazetarët në Maqedoni kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Kërkesa është bërë sot më 1 Maj nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave.

Kryetarja e kësaj sindikate, Tamara Çaushidis tha se pavarësisht premtimeve të bëra, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket kushteve të punës.

“Vitet e kaluara, Sindikatat nuk ranë dakord që të heshtin. Ishin nëpër rrugë, sot prapë janë nëpër rrugë. Morëm shumë premtime, por situata nuk po përmirësohet”

, u shpreh Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve e Punonjësve të Mediave.

/tvklan.al