Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shprehur shqetësimin për incidentin e ndodhur gjatë protestës para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese.

Përmes një reagimi për mediat, AMA thotë se pasiguria në punën e përfaqësuesve të medias që mbulojnë protestat dhe demonstratat është e papranueshme dhe goditje e fjalës së lirë.

Ndaj AMA i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese, por dhe organizatorët e protestave, të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren.

Tv Klan