Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Funksionar të shtetit, punonjës të ministrive dhe gazetarë kanë pasur mundësi të njihen mbi hapat e procesit të Asocim Stabilizimit në BE. Një gazetar francez në bashkëpunim me programin për informim dhe komunikim për Ballkanin Perëndimor ka marrë përsipër të njohë këta komponentë të pushtetit.
Është i dërguari i Komisionit Europian, i cili shprehet se Shqipëria bën pjesë në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor që tashmë ka nisur negociatat. Manuel Lykber kërkon që media të kuptojë problemet që shtrohen.
Kam ardhur të japë një panoramë të ndërtimit të Europës, për zgjerimin më të fundit të Bashkimit Europian me 10 vende të tjera, shprehet Manuel. Bashkimi Europian nuk është vetëm një klub ekonomik, por komunitet vlerash që lidhen me demokracinë dhe synimin e ligjit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti