Gazetari Enkel Demi ishte i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ku rrëfeu detaje mjaft interesante nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.
Me një karrierë të gjatë në radio dhe televizion, Enkel Demi u shpreh se gazetaria është profesion i vështirë dhe ende sot një profesion i pastabilizuar, ku shpeshherë varesh nga humori i të tjerëve.
Mirela Milori: Kaq shumë vite televizon, kaq shumë vite radio, ti e njeh gazetarinë si rrallë kush, se të gjitha llojet e gazetarisë i ke lëvruar. Ka ndonjë moment që thua ja vlen që e bëra gjithë këtë gjë, që u dedikova këtij profesioni?
Enkel Demi: Ky ka qenë një moment që unë e kam thënë këtë gjë dhe kam menduar seriozisht dhe kam arritur për fat të keq në një lloj përfundimi jo pozitiv. Mendoj që ky është një profesion i vështirë, por është ende një profesion i pastabilizuar dhe shumë shpesh ti varesh nga humoret e të tjerëve. Gjë që do të thotë që mbas kaq vjetësh karrierë, mund të gjendesh edhe pa punë dhe pa të ardhurat e tua mujore, ndërkohë që ke dhe ca përgjegjësi të tjera. Fatkeqësisa e kësaj është se nuk ankohesh dot, se ngaqë të kanë parë ditë për ditë në televizor thonë dhe ky ka halle dhe duhet të mbyllësh gojën dhe duhet të durosh edhe në këtë lloj mënyre. Tregu i Shqipërisë është i vogël dhe shumë shpesh ne vetë jemi viktimat e këtij tregu, por është një gjë që ne nuk e tregojmë asnjëherë. /tvklan.al