Të gjithë e njohim fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka media në ndikimin social të mendësisë së shoqërisë në çdo vend të botës. Në çdo kohë, media mbetet instrumenti me impaktin më të madh në ndërtimin e një shoqërie, e çdo forme qoftë ajo, televizive apo media sociale dhe e shkruar.
Evoluimi i kohës, thyerja e tabuve dhe modernizimi i show-t televiziv, në jo pak raste mund të zhvillojënjë edukim të orientuar drejt modeleve të papërshtatshme që jo gjithmonë përcjellin moralin apo mesazhin e duhur tek brezat e rinj, (kryesisht).
Së fundmi, letra e një mësuesi italian, i quajtur Marco Galice është bërë mjaft virale, duke bërë xhiron e rrjetit. Në letër, Marco akuzon disa nga imazhet më të njohura të televizioneve italiane, të cilët sipas tij, ndër vite me formatet e tyre kanë ndikuar në rritjen e imoralitetit dhe në deformimin e shoqërisë italiane. Për të folur rreth kësaj teme në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar një panel interesant që përbëhej nga gazetari i njohur Flavio Qarri, aktorja Ema Andrea dhe Zefina Hasani autore programi.
Gjatë bisedën Flavio Qarri ka treguar se gjatë studimeve të tij për Gazetari kishte një pedagog të cilin e konsideron “idiot’.
Flavio Qarri: Më lejo të të them për Fakultetin e Gazetarisë. Kushdo që shkon në Fakultetin e Gazetarisë shkon minimalisht me dëshirën për ta bërë këtë profesion dhe për ta ushtruar, ka një qasje disi më të mirë ndaj Shkencave humane, ndaj Letërsisë, Gjuhës Shqipe etj. Çështja është në Fakultetin e Gazetarisë, lëndën më të rëndësishme, nuk e di a vazhdon e jep po kur kam qenë unë e jepte një idiot, ta vërtetoj.
Mirela Milori: Vetëm emrin jo.
Flavio Qarri: Ta kursej se nuk është aq idjot sa t’ja përmend emrin. Na jepte shembull një artikull të vetin të botuar. Tani për ne që kemi botuar e dimë se çfarë rëndësi ka ajo kopertina që diskutoi më parë Ema. I botuar në faqen 24 të gazetës, me gabime në titull dhe ia jepte 130 vetave në kurs. Ky njeri kishte fatin dhe të ardhmen e gazetarëve të këtij vendi dhe nga 123 vetave të atij kursi 4 veta kanë punuar si gazetar.
Zefina Hasani: Dhe mbi kë bie përgjegjësia, mbi atë që e ka emëruar. Ai është në të drejtën e vetë për të treguar që është në vendin e duhur dhe po bën gjënë e duhur.
Mirela Milori: Gazetaria hyn në ato profesione që nuk të bën shkolla.
Flavio Qarri: Për çfarë i çojmë fëmijët në shkollë?
Mirela Milori: Patjetër është një fakultet shumë i mirë dhe kushdo ta mësojë, ta mësojë. Gazetar të bën formimi, unë mendoj që një gazetar të quhet gazetar duhet të ketë një formim mbi mesataren. Nuk po flas intelektual i mirëfilltë, por mbi mesataren. /tvklan.al