Spektakli gjigant i TV Klan “E diela Shqiptare” ka mbyllur siparin e sezonit të parë dhe të suksesshëm të transmetimeve. Showmeni Ardit Gjebrea dhe kolosi i ekranit italian Pippo Baudo kanë ndarë së bashku magjinë e këtij momenti.

Baudo ka shpalosur për publikun shqiptarë, figurën e tij kaq të suksesshme dhe kënaqësinë e tij për këtë vizitë të dytë në Shqipëri.

Pippo Baudo: “Një transmetim mjaft i bukur, i përgatitur mjaft bukur, përgëzime.”

Baudo ka rrëfyer se sa i prekur dhe i mallëngjyer u ndje nga pritja e publikut shqiptar. Në një përshkrim të zgjeruar të karrierës së tij, Baudo ndau me publikun shumë histori personale dhe profesionale.

Pippo Baudo: “I thashë jo, nuk sëhtë mirë kështu atëhere. Gjithë stafi i Madonës u sulën, qetësi. Si ke guximin që i thua, Madona nuk preket.”

Gjatë intervistës së tij, Baudo komentoi edhe vizitën e tij në Shqipëri, për pritjen që iu bë nga Ardit Gjebrea, takimin me presidentin Bamir Topi dhe me kryetaren e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. Më gjerësisht ai u ndal në përshtypjet e tij për Televizionin Kombëtar Klan të cilën e përshkroi si një televizion gjigand.

Pippo Baudo: “Dua të them që në një televizion të madh, unë pashë studiot dhe pastaj pashë edhe një studio të re që jeni duke bërë jashtë, që po ngrini jashtë mjaft e madhe. Rrallë kam parë ndonjë televizion kaq të pajisur dhe kaq mikpritës me dhoma, shumë të bukura, mikpritëse. Pra Klani është një televizion i madh, sepse bëni programe që janë të bukura, pashë studiot, studio shumë të bukura. Pra të ndriçuara dhe mjaft të pajisura mirë, kështu që është një televizion i kompletuar.”

Gjebrea  pasi i ka treguar se si Baudo ka frymëzuar njerëzit gjatë diktaturës komuniste, kur shumë të rinj hasnin vështirësi të mëdha për të ndjekur të vetmen dritare perëndimore, i ka dhuruar Baudos një simbol të asaj kohe.

Ardit Gjebrea: “Sa vetë janë futur në burg vetëm për këtë?”

Pippo Baudo: “Dhe unë futesha këtu brenda?”

Ardit Gjebrea: “Futeshe këtu brenda dhe dilje për të hyrë në zemrat tona.”

Pippo Baudo: “Sa gjë e bukur, duhet të them se, duhet të them Ardit është dhurata më e bukur që mund të më bëje.”

Ardit Gjebrea: “Ky është kujtimi i 40 vjetëve.”

Pippo Baudo: “Pra është një mrekulli e lirisë.”

Por Baudo ka vërejtur edhe një tjetër bukuri të vendit, vajzat shqiptare duke bërë shaka bashkë me Arditin dhe këngëtaren e njohur Bleona Qereti.

Pippo Baudo: “Është kënaqësi, mund të bëjmë një çift të bukur bashkë.”

Pippo Baudo: “Arditit shumë të dashur, je shumë i zoti. Bleonës…”

Kështu mbylli siparin “E diela Shqiptare” projekti me ambicioz televiziv ne te gjithë historinë e televizionit shqiptar. Një sfidë e re, një realizim i ri, një bashkëpunim i shkëlqyer, vetëm në Klan./tvklan.al