Mbrëmjen e kësaj të Mërkure 12 emigrantë do të mbërrijnë në kampin e pritjes në Gjadër. Lajmin e konfirmoi gazetari Martin Marku ekskluzivisht për “Opinion”. Gazetari theksoi se 2 nga emigrantët që u dërguan për Itali sot kishin probleme shëndetësore.
Martin Marku: Pas pak minutash ata nisen drejt Gjadrit.
Blendi Fevziu: Pra do jenë 12 banorët e parë të Gjadrit.
Martin Marku: Absolutisht, pavarësisht se 2 prej tyre u larguan gjatë pasdites, rreth orës 17:00. Dy të mitur… Ndërsa dy të tjerët paraqitën probleme të rënda shendëtësore.
I pyetur se çfarë reagimi kanë banorët e zonës për këtë kamp, gazetari u shpreh: Në fillim u pa me skepticizëm kur u nënshkrua marrëveshja, por pasi filluan punimet në Gjadër, ata tashmë janë disi më optimistë. Në fillim kishin frikë se refugjatët mund të dilnin nga kampi. U verifikua pas ndërtimit të kampit se ka rreth 7 deri në 8 metra mur rrethues.
/tvklan.al