Tregu i telefonisë rezulton te jete sektori me dinamik i ekonomisë shqiptare gjate muajve te fundit te 2009.
Për ministrin e shtetit, Genc Pollo, ne varësi të të cilit është edhe fusha e telekomunikacioneve, rritja me 34% gjate tremujorit te trete të vitit te kaluar është efekt i futjes ne treg i operatorit te trete celular qe ka ndikuar ne përmirësimin e cilësisë dhe uljes se çmimeve edhe nga operatoret e tjerë.
Genc Pollo: “Ky është sektori kampion i ekonomisë shqiptare pasi është rritur në tremujorin e tretë 34.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Ose është rritur me 20.5% krahasuar me tremujorin paraardhës, pra sektori i telekomunikacionit është sektori më dinamik i ekonomisë tonë.”
Ministri Pollo deklaroi se brenda gjysmës se pare te këtij viti tregu i telefonisë do te njohe zhvillime te rëndësishme, siç është futja e operatorit te katërt te lëvizshëm, apo ofrimi i shërbimeve te tilla si teknologjia 3G për navigimin ne internet, apo mbartja e te njëjtit numër nga klienti edhe ne rast te ndryshimit te kompanisë celulare./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani