Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokrate i rikthehet partisë mëmë. Reformatorët pohuan, që edhe pse nuk kanë filluar zyrtarisht negocimet më PD, mundësia e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore po merret në konsideratë. Kryereformatori Genc Pollo tha sot për TV Klan, se të zgjedhurit e sotëm janë vetëm përfitues të pushtetit.

Genc Pollo:- “Vërtet hymë në pistën e para fushatës, apo më mirë të fushatës, le të themi. FalenderojëI Institutin Demokrat Amerikan, për asistencën që na dha, dhe mendojë që shkëmbim i përvojave për fushatën, shkëmbimi i njohurive mbi menaxhimin konkret të saj mbi përzgjedhjen e kandidatëve dhe mbi çështjet e tjera është shumë i rëndësishëm, në qoftë se vërtet duam të përdorim edhe teknikat moderne, aq sa janë të mundshëm në Shqipëri dhe këtu duhet të përqendrohemi dhe këtu do i shikojmë edhe mundësitë e aleancave të mundshme, që janë ende të papërcaktuar, sepse edhe negociatat nuk kanë filluar ende, por në fund të fundit nuk hyjmë thjeshtë për të shtuar apo për të kombinuar numrat, por hyjmë për të bërë një përpjekje serioze që të sjellim një të re cilësore dhe pozitive”./tvklan.al