Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia e Punës pretendon kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, por sigurisht në një aleancë të mundshme me Partinë Demokratike edhe pse kandidaturat e Partisë Demokrate të Re, Hadër Mevlani, Ismail Çabej dhe Kseno Xhixho, sipas Pollos janë më bindëset për elektoratin Gjirokastrit.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj dege, Pollo ka thënë, se fushata e partisë së tyre do të fokusohet në problemet që ka komuniteti. Duke iu përgjigjur interesimit të medias për kandidimin e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës Pollo tha.

Genc Pollo:- “Ne synojmë ta promovojmë atë, sepse vetëm kështu mund të krijohet një e djathtë plurale dhe vetëm një e djathtë plurale mund të ketë një shans real për largimin e PS nga pushteti. Kështu që ne i shikojmë dhe do i shikojmë të gjitha formulat e mundshme, në mënyrë që të jemi të përfaqësuar jo thjesht për kryetar bashke, por të jemi të përfaqësuar dhe në parlamentet lokale”.

Kryetari i Partisë Demokrate të Re deklaroi, se edhe pse ishin të përgatitur për të dalë në zgjedhje vetëm, ata po vazhdojnë me durim me vetpërmbajtje negociatat me demokratët e Berishës./tvklan.al