Giacomo Vrioni nuk arrin të shmangë eliminimin e New England Revolution nga Champions League e zonës së Amerikës. Sulmuesi shqiptar shënoj dy gola në takimin e kthimit ndaj Club America, përfunduar me shifrat e thella 5-2. Shqiptari u hodh nga stoli dhe arriti të shënojë, por pa ndryshuar rrjedhën e sfidës.
Vrioni ngjitet në kuotën e tre golave në këtë kompeticion, ndërsa skuadra amerikane kishte pësuar humbje edhe në takimin e parë, për t’u eliminuar me shifrat e përgjithshme 9-2.
25-vjeçari tashmë ka shënuar 4 herë deri më tani në këtë sezon, për të qënë një futbollist kyç te skuadra amerikane.
Sulmuesi është në mesin e emrave pretendent për një ftesë nga kombëtarja shqiptare në Euro2024.
Klan News