Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së dy partive të mëdha është mbledhur komisioni për reformën zgjedhore. Pasi iu komunikua procedurat për të ndryshuar KQZ, komisioni vendosi që çështja e KQZ, të përfundojë javën e ardhshme duke kaluar të enjten në parlament, me procedurë të përshpejtuar.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura u prononcuan për mediat dy bashkëkryetarët, Sherifi e Gjana.
Elmaz Sherifi: “Gjithashtu ne sot ramë dakord në parim dhe miratuam projektligjin që ka prurë OSBE-ja, grupi i ekspertëve teknik për listat e zgjedhësve dhe njëkohësisht komisioni dha mandatin që ditën e hënë të fillojë diskutimi nen për nen të këtij projektligji.”
Jemin Gjana: “Në komision pati një qëndrim unanim të të gjitha palëve, nuk pati kundërshtime, ndërkohë u ra dakord gjithashtu, që në parim ne të miratojmë si komision projektligjin për regjistrimin e popullsisë dhe të dy këta të futen me procedurë të përshpejtuar nga agjentët e punës së Kuvendit./tvklan.al