Në Shqipëri vetëm 10% e tokës bujqësore është lënë djerrë e megjithatë qeveria po ndërmerr masa ligjore që edhe kjo sipërfaqe të futet në qarkullimin ekonomik.
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, tha se vendi ynë nuk e ka luksin të lërë të papërdorur tokën bujqësore.
Sipas Gjanës për token e lënë djerrë, mes 3 alternativave asaj të heqjes së titullit të pronësisë, të supertaksimit, apo të administrimit nga ana e komunave, qeveria zgjodhi këtë të fundit, pra pushteti lokal do të japë me qira tokën e pa punuar.
Jemin Gjana: “Nuk është në momentin e duhur që atij që se përdor, t’i heq titullin e pronësisë as s’bëhet fjalë për këtë. Së dyti nuk e kemi konsideruar të përshtatshme modelin e dytë që është modeli i super taksës, nuk do të ishte efektive. Ende pushteti lokal tek ne s’ka mundur të mbledh taksën e zakonshme, kur ka individ të interesuar që ato t’i vejë në qarkullim ekonomik. Këto sipërfaqe me ligj i merr në administrim, jo në ndryshim të pronësisë njësia e pushtetit lokal e cila i vë në qira dhënie për një kohë të caktuar”.
Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës për këtë çështje, ministri sqaroi arsyet pse toka lihet djerrë në vendin tone.
Jemin Gjana: “E para emigracioni, e dyta interesa fitimi në sektor jo bujqësor të zotuesve, e treta përpjekje dhe tentativat për ta shitur. Nuk është e vërtetë që toka bujqësore, siç deklaron SHPK-ja e Shalsit, është e pa mbjellur për efekt të kostove”.
Ministri Gjana foli edhe për vendim tjetër të qeverisë, atë të hapjes së tregut të tokës bujqësore edhe për shtetasit e huaj me origjine shqiptare dhe brenda 7 vitesh edhe për qytetaret e BE-së.
Jemin Gjana: “Deklarata e kryeministrit nuk është asgjë tjetër veçse një hap paraprak në këtë proces 7 vjeçar që ne do të na duhet pas ratifikimit, pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Për të shkuar në 7 vite dhe për të shkuar dhe ne pastaj detyrimisht në shit-blerje sipas këtyre detyrimeve”./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro