“Ua! Unë le të vdes tani!”, ishte reagimi i parë i Lidës kur mesazherja e “Ka Një Mesazh Për Ty” i përcolli ftesën për në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Motra, Irena e cila e ka ftuar, u shpreh gjatë rubrikës se Lida e ka patur ëndërr të jetë pjesë dhe është ndjekëse e rregullt e programit ndaj moderatori Ardit Gjebrea ka ndërmend diçka për ta surprizuar.
“Unë do të bëj një gjë që nuk e kam bërë ndonjëherë. Do të fshihem këtu mbrapa dhe do të pres kur të vijë Lida”, tha ai teksa shkoi drejt një cepi të studios. Lida hyri me shumë gëzim e solaritet duke i përshëndetur të gjithë pa e vënë re aspak që Gjebrea po e ndiqte nga pas. Kur u kthye për t’u ulur në kolltukun e saj, reagimi i lumturisë është i menjëhershëm dhe i papërmbajtshëm!
Lida: Ua Arditi po vdisja! Po vdisja Ardit! Po vdisja! Le të vdes tani!
Gjebrea dhe Lida ulen për të biseduar, por ajo është kaq euforike sa nuk e fsheh aspak lumturinë e pamatë.
Ardit Gjebrea: Po si të kam njëherë?
Lida: Po çfarë si më ke? Unë kam dy ditë që po vdisja, të të takoja ty e të vija këtu! Me shpirt ta them! Kush më ka sjellë mua këtu iu bëftë dita njëmijë!
Ardit Gjebrea: Ti e ndjek programin në Itali?
Lida: A e ndjek? Unë të kem çdo sebep, nuk shkoj të dielën që të shikoj programin tënd. Jam shumë e dashuruar!/tvklan.al