Një femër është gjetur e pajetë pasditen e kësaj të mërkure në Velipojë të Shkodrës. Policia ka njoftuar se ajo është vërejtur nga pushuesit në një distancë rreth 700-800 metra nga bregu i detit.
Policia deri më tani nuk ka arritur të zbulojë identitetin e viktimës. Një grup është ngritur për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Një tjetër pushues u mbyt gjatë ditës së sotme, por kësaj here në qytetin e Durrësit.
Trupin e pajetë të tij e nxorri deti afro 2 metra larg bregut të detit. Tvklan.al siguroi edhe një video të dërguar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo”, ku duken momentet pak çaste pas nxjerrjes së trupit në breg./tvklan.al