Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.
Gazetari i Klan News, Martin Marku mëson se bëhet fjalë për një 38-vjeçar i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. L., 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).
Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/tvklan.al